FAQ – Pyetje të Shpeshta
1. Porositë & Dërgesat
Sa kohë zgjat dorëzimi?
Dërgesat zakonisht zgjasin 10-20 ditë pune me postë të shpejtë. Ju lutemi mbani parasysh se për shkak të doganës, koha e dorëzimit mund të ndryshojë dhe nuk varet plotësisht nga ne.
A dërgoni në të gjitha rajonet?
Po, aktualisht dërgojmë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.
Sa kushton dërgesa?
Kostoja e dërgesës llogaritet automatikisht në checkout, në bazë të destinacionit dhe peshës së porosisë.
Dergesa Standard:
Maqedoni e Veriut: 150 den
Shqipëri: 4.5€
Kosovë:4.5€
2. Pagesat
Cilat metoda pagese pranoni?
Aktualisht ofrojmë vetëm pagesë në dorëzim (Cash on Delivery – COD). Pagesat me kartë do të aktivizohen së shpejti.
A mund të paguaj në monedhën time lokale?
Po, çmimet shfaqen në monedhën tuaj lokale në varësi të vendndodhjes.
3. Kthime & Rimbursime
A mund të kthej një produkt?
Meqë të gjitha fotot dhe përshkrimet e produkteve janë 100% reale dhe të sakta, nuk ofrojmë ndërrime apo kthime. Ju lutemi lexoni me kujdes përshkrimin përpara se të bëni porosinë.
Çfarë ndodh nëse produkti vjen i dëmtuar?
Nëse produkti është dëmtuar gjatë transportit, na kontaktoni menjëherë me një foto dhe ne do të organizojmë zëvendësim ose rimbursim.
Shënim: Për produktet e thyeshme, pakot nuk duhet të hapen pasi në atë rast humbasin mbrojtjen dhe sigurimin. Kontaktoni me ne për çdo paqartësi përpara hapjes.
4. Produktet
A janë fotot reale?
Po. Ndërsa disa foto vijnë nga furnitorët tanë të besuar, të gjitha produktet janë 100% reale dhe të përzgjedhura me kujdes.
A do të shtoni produkte të reja?
Po! Shtojmë vazhdimisht artikuj dhe koleksione të reja. Ndiqni profilin tonë në Instagram për të qëndruar të përditësuar.
5. Kontakt & Mbështetje
Si mund të ju kontaktoj?
Na kontaktoni në:
Email: blershome@gmail.com
Instagram: @blers_home
Orari i punës:
E hënë – E premte, 10:00 – 17:00 (CET)